Lothar-Matthaus-image

Matthaus: Xavi dhe Iniesta meritojnë Topin e Artë

Ish-reprezentuesi gjerman, Lothar Matthaus, mendon se njëri prej dyshes katalanase, Xavi ose Iniesta meriton të fitojë Topin e Artë para dyshes fantastike Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Për mendimin tim aktualisht kemi futbollistë të jashtëzakonshëm të cilët mund të justifikojnë fitoren e Topit të Artë me tituj, por mendoj se një spanjoll duhet ta fitojë Topin e Artë”.

“Të pëlqyerit e mi janë Xavi dhe Iniesta. Mendoj se ata nuk janë në skenë aq sa Ronaldo dhe Messi, sepse nuk shënojnë shepsh, por ata kanë fituar trofe me klubin dhe kombëtaren. Ata janë zemra e Barcelonës dhe Spanjës, ndërsa shfaqin paraqitje kruciale në fushë. Këtë e bënë shumë mirë në Euro 2012”.

“Natyrisht, vitin e kaluar shkëlqyen me klubet e tyre Messi dhe Ronaldo, duke vënë rekorde të jashtëzakonshme me golat e shënuar. Sidoqoftë, ata nuk kanë mundur të bëjnë këtë me kombëtaret e tyre”, ka potencuar ish-mesfushori i Interit.