_home_panew_sport 4-1

Matteo: Me Hazardin e Marinin e mbërrijmë Cityn

Kur Roberto di Matteo ngriti trofeun e Championsit, pas 3 muajsh në krye të Chelseat jeta e tij ndryshoi një herë e përgjithmonë.

I ulur në stol më 4 mars, pas shkarkimit të Vilas-Boas, asistenti fitonte gjashtë nga tetë ndeshje. Italiani 42-vjeçar fitoi vendin e trajnerit me kohë të plotë dhe sot shikon se si t’i ngushtojë diferencat me kampionët e Anglisë, sepse blutë u renditën 25 pikë pas tyre.

“Në fund të sezonit e ndjeva veten të sfilitur. Kanë qenë tre muajt më të paharrueshëm të jetës sime. City këtë sezon ka përsëritur atë që Chelsea bëri në vitin 2004. Luante bukur, sillte në Londër lojtarët më të mirë dhe ishte skuadra më e qëndrueshme. Sfida jonë është që ta ngushtojmë diferencën prej 25 pikësh me ta dhe unë mendoj se me lojtarë si Eden Hazard apo Marko Marin kjo gjë ka për të ndodhur. Ata janë baza e së ardhmes së ekipit”, tha për gazetarët di Matteo.