Mats Hummels kapiten i Borussia Dortmundit

Mats Hummels kapiten i Borussia Dortmundit

Mats Hummels kapiten i Borussia DortmunditHummels është caktuar kapiten i Borussia Dortmundit, pasi klubi po përpiqet t’u japë fund spekulimeve se ai do të shkojë te Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq e kërkojnë me ngulm 25-vjeçarin, i cili nuk luajti në ndeshjen miqësore që BVB e humbi me rezultat 4-0 nga Liverpooli.

Pas ndeshjes, në faqen zyrtare të klubit gjerman në Twitter, u publikua lajmi se qendërmbrojtësi do të jetë kapiteni i ri i skuadrës.

“Mats Hummels do të jetë kapiteni i ri i Borussia Dortmundit. Marco Reus dhe Roman Weidenfeller do të jenë alternativat”, shkruan në postimin e BVB.

Sebastian Kehl ka qenë udhëheqësi i skuadrës, mirëpo mosha dhe reduktimi i minutazhit të lojës, kanë bërë që mesfushori të tërhiqej nga ky rol.