juan mata valencia

Mata: Torres më bindi të zgjedh Chelsean

Përforcimi i ri i Chelseat, Juan Mata, thotë se ndikim në transferimin e tij te Blutë ka pasur edhe shoku i tij te kombëtarja spanjolle, Fernando Torres.

Mata kërkohej edhe nga dy klube të tjera londineze, Arsenali dhe Tottenhami, por ai zgjodhi të veshë fanellën Blu për sezonin e ardhshëm.

“Doja të vija në Angli për të fituar trofe – dhe kjo është arsyeja se pse e zgjodha Chelsean. Po ashtu ishte çështje e arritjeve sportive, jo parave. Arsenali dhe Tottenhami që të dy ishin të interesuar në mua, por ata nuk krahasohen me Blutë”.

“Dua të fitoj titullin e Ligës Premier dhe kjo është e mundshme te Chelsea. Fernando Torres ndihmoi vendimin tim, por biseda e drejtpërdrejtë me Villas-Boas ishte faktor vendimtar”.

“Ai më shpjegoi se si stili i tij bazohet në formacionin 4-3-3 dhe sa i rëndësishëm do të isha në planet e tij. Frank Lampard është një përlindësh i futbollit dhe të luaj në krah të tij është e mrekullueshme”, ka thënë Mata.