Massimo Moratti “provokon” Milanin për Kaka

Massimo Moratti “provokon” Milanin për Kaka

Massimo Moratti “provokon” Milanin për KakaU bënë ditë që Ricardo Kaka lidhi sërish të ardhmen e tij me skuadrën e Milan-it, megjithatë nga krahu tjetër i qytetit presidenti i Interit, Massimo Moratti zbulon një dëshirë që mesa duket nuk do t’i realizohet më kurrë.

Pyetjes së gazetarëve se cilin nga lojtarët do të kishte preferuar në orët e fundit të mercato-s në radhët e zikaltërve, numri 1 i Interit iu përgjigj thjeshtë dhe qetë me një emër të vetëm: Ricardo Kaka.

Gjithë bota e futbollit e njeh fare mirë 68-vjecarin për pasionin e tij të deklaruar për këtë sport, apo dhe mbështetjen e pakufishme për Interin, klub i cili lidhet në mënyrë të pashmangshme me familjen Moratti, gjithsesi presidenti zikaltër këtë herë lë mënjanë mëritë apo rivalitetin historik me Milanin dhe pranon hapur dëshirën për të parë yllin brazilian me fanelën më të dashur për të.

Moratti bën pjesë te presidentët tifozë, që mbron gjithmonë me fanatizëm historinë traditën apo edhe lojtarët e skuadrës së tij të zemrës, sidoqoftë këtë herë numri 1 i Interit me elegancën e tij karakteristike dhe tepër i kthjellët në gjykim shtoi se nuk para gjykon veprimet e Milanit, megjithatë transferimi i 31-vjecarit brazilian është një operacion i shkëlqyer nga ana e kuqezinjve, e një si Kaka do ta kishte dashur me gjithë zemër në ekipin e tij, por gjithsesi Moratti pranon se i jep kënaqësi fakti që do të shikojë sërish në Itali një lojtar me një klas të tillë. Kanë qenë të shumtë lojtarët që presidenti i Interit i ka cmuar në të vërtetë, por kuptohet një njeri me klasin e tij e ka gjithmonë tepër të lehtë të dashurohet pas të bukurës e shpesh herë i është dashur t’i admirojë këta lojtarë duke luajtur për ekipin tjetër të qytetit, këtë radhë numrit 1 të Interit nuk i mbetet gjë tjetër përvecse të lutet që një si Kaka pavarësisht se është në perëndim të karrierës, të paktën të mos i bëj dëm sërish në derbin e Madonnina-s.