Massimo Moratti

Massimo Moratti diskuton emrat e merkatos

Massimo MorattiPas humbjes në friuli ndaj Udinezes presidenti i Interit, Massimo Moratti ka kërkuar një mbledhje urgjente.

Objektivi është rindërtimi dhe ringjallja e shpresave për titull që zikaltërit i patën pas fitores së merituar në juventus stadium. Dukej sikur pas atij takimi në torino filloi ringritja, por rezultoi një ëndërr vere, sepse më pas erdhën gabimet e njëpasnjëshme, deri tek humbja 3-0 ndaj Udinezes.

Në zyrat e kompanisë së tij numri një zikaltër ka kërkuar mbledhje urgjente me drejtorin teknik Marco Branca dhe atë sportiv piero auselio. Aty është diskutuar për periudhën negative të skuadrës si dhe janë sqaruar strategjitë në merkato.

Janë përmendur emrat e Sorrentinos si zëvendësues i Handanovic, në mbrojtjeAandreolli mbetet në pole position, si dhe situata e Sneijder, por mbi të gjitha është folur për ëndrrën Paulinho. Për të arritur tek braziliani duhen shumë para dhe për këtë arsye Coutinho mund të përfundojë tek Southampton dhe Alvarez tek Espanyol. Në fund të takimit moratti ka folur shumë pak por kanë mjaftuar për të kuptuar që interi nuk ka ndërmend të bëjë cmendurira.

“Nuk jemi në gjendje të shpenzojmë, ashtu si dhe të tjerët. Megjithatë lojtarët që po ndjekim janë shumë të mirë.”

Më pas numri një i zikaltërve eviton pyetjet për cështjen sneidjer, duke lënë të kuptohet se ndjehet i lodhur nga kjo situatë. Në fund moratti ka bërë një analizë të humbjes në friuli si dhe ka pranuar se skaudra ka të njëjtat pikë që kishte edhe një vit më parë në këtë periudhë. Megjithatë morati është shfaqur optimist pasi ndalesa e juventusit nuk prish distancën me kreun.