Massimiliano Allegri: Milani gati për ndeshjen e Kupës

Massimiliano Allegri: Milani gati për ndeshjen e Kupës

Massimiliano Allegri: Milani gati për ndeshjen e KupësMassimiliano Allegri, thotë se Rossonerët janë të gatshëm për sfidën e sotme çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Do të jetë një ndeshje konkurruese e një intensiteti të madh, ku të dyja ekipet do të tregojnë fuqinë defensive. Ne do të duhet të përsërisim paraqitjen që bëmë gjatë vikendit në kampionat kundër Sienas”.

“Të fitojmë gjithmonë është e rëndësishme për ne, por unë duhet të jem realist. Ne punojmë fuqishëm për t’u përmirësuar, por nuk mund të pres që ekipi im të dominojë për 90 minuta”.

“Gjysmëfinalja është objektivi ynë, por do të jetë vështirë pasi ne do të luajmë në njërën prej fushave më të vështira që kemi. Është për të ardhur keq që kjo është vetëm një sfidë çerekfinale”.

“Juventusi është skuadra më e fuqishme dhe më e qëndrueshme në Serie A. Ata kanë mbledhur 44 pikë në pjesën e parë të sezonit, nuk ka shumë çfarë të thuhet. Është e tepruar të kërkosh anë negative te ky Juventus”, ka thënë Allegri.