Massa do vijojë të jetë pilot i Ferrarit

Massa do vijojë të jetë pilot i Ferrarit

Presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, ka konfirmuar se pilotët e Ferrarit për vitin 2012 do të jenë sërish spanjolli Fernando Alonso dhe braziliani Feluipe Massa.

“Më vjen keq për ju gazetarët, por vitin e ardhshëm nuk do të ketë ndryshime me pilotët tanë”, tha Montezemolo me ironi, raporton Top-Channel.

Edhe pse këtë nuk ka asgjë të veçantë duke marrë parasysh faktin se kontrata e brazilianit Massa skadon në fund të vitit 2012, ditët e kaluara ishte folur për një zëvendësim të tij me Nico Rosberg nga shtypi gjerman.

Edhe shefi i Kokëkuqes, Stefano Domenicalli, konfirmoi vazhdimësinë e Massa: “Kam besim se Massa do të luftojë ashtu siç di ai në një vit që për ne do të jetë shumë i rëndësishëm dhe jam i bindur se do të tregojë vlerat e tij të vërteta.”