Masakër në Korçë, 4 të vrarë me armë

Masakër në Korçë, 4 të vrarë me armë

Masakër në Korçë, 4 të vrarë me armëRëndohet bilanci tragjik i ngjarjes në fshatin Gjonomadh te Korces, duke e çuar në 4 numrin e të vrarëve. Sipas policisë së Korçës autori Bashkim Latollari ka ekzekutuar ciftin e bashkeshorteve Belimon dhe Danjela Mecollari në aksin Korcë – Voskopojë prane fshatit Gjonomadh.

Pak minuta pas ngjarjes është informuar nga policia që një tjetër çift të moshuarish Rexhep dhe Vali Metellari janë gjetur të vrarë në banesë në fshatin Gjonomadh dhe dyshohet që autori i krimit të jetë i njëjti me ate që vrau çiftin Mecollari. Dy viktimat Belimon dhe Danjela Mecollari u gjetën të vrarë nga kalimtarë të rastit anës rrugës në afërsi të fshatit Gjonomadh.

Policia ka mundur të arrestojë autorin në harkun kohor të 30 minutave ndërsa bëhet e ditur se ai ka qene ne gjendje te dehur ne momentin qe ka kryer krimet.

Mësohet se çifti i të moshuarve janë të afërm më çiftin Meçollari. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së katërfishtë në Korçë. Paraprakisht mësohet se vëllai i viktimës Belimon Meçollari ka vrarë me armë zjarri një efektiv policie në 1997 ne fshatin Voskopojë.