Masakër në  Florida, vret vajzën dhe 6 fëmijët e saj

Masakër në Florida, vret vajzën dhe 6 fëmijët e saj

Masakër në  Florida, vret vajzën dhe 6 fëmijët e sajNjë masakër e vërtetë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara. Gjyshi ka vrarë vajzën dhe 6 fëmijët e saj, para se të vetëvritej.

Zyrtarë të policisë i thanë gazetarëve se fëmijët ishin të moshës nga 3 muajsh deri në 10 vjeç. Sipas autoriteteve autori i kësaj ngjarjeje është 51-vjeçari Don Charles Spirit, cili kishte një histori kriminale.

Autori kishte telefonuar policinë menjëherë pas krimit dhe me mbërritjen e tyre ai vrau edhe vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, me atë lokale, të ditës së enjte në Bell, një qytet i vogël në Florida. Arsyet e që çuan 51 vjeçarin drejt këtij krimi makabër janë ende të paqarta.