Martohen në moshën 90 vjeçare

Martohen në moshën 90 vjeçare

Historia e tyre e dashurisë ka filluar tridhjetë vjet më parë, por vetëm tani çifti britanik ka vendosur të martohet. Vera Lawrence, 93 vjeçe, dhe Bob Whittle, 84 vjeç, kanë planifikuar të martohen ditën e parë të vitit 2012.

Të dy kanë një total prej 177 vitesh.

“Sapo e pashë rashë në dashuri me të”, thotë Whittle. Vera dhe Bob kanë vendosur të martohen pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore të Lawrence.

John Beauchamp është habitur kur të dy e kanë thirrur 5 javë më parë për ti kërkuar atij të celebronte martesën e tyre, duke shtuar se ata donin të “martohen shpejt”.

“Unë nuk mendoj se 33 vjet është një kohë e shpejtë”, ka thënë prifti.