Martohen dy burra me një grua

Martohen dy burra me një grua

Martohen dy burra me një gruaNë botë është e zakonshme që një burrë të marr një e më shumë gra, por që një grua të martohet me dy burra, është më e pa zakontë.

Kështu ka ndodhë një rast në shtetin e Kenias, ku një grua u martua zyrtarisht me dy burra. Mësohet se gruaja në fjalë ishte në lidhje prej 4 vitesh me dy meshkujt, Sylvester Mwendwa dhe Elijah Kimani.
Por, kur erdhi puna të zgjedh njërin, ajo nuk mundi t’i ndaj, ndërsa për fatin e mirë, që të dy burrat pranuan të martoheshin me të.

Kjo bëri që në vend të nisë një debat mes juristëve, disa prej të cilëve thonë se martesa duhet të quhet e ligjshme nëse buron nga e drejta zakonore e fisit nga vijnë tre të përfshirët në lidhje.
Ndryshe, rastet e poliandrisë, siç njihet ndryshe martesa e një gruaje me dy e më shumë burra, është e pa zakontë në Kenia.