Martesa e Janet Jackson, 20 milionë dollarë

Martesa e Janet Jackson, 20 milionë dollarë

Këngëtarja 40-vjeçare, Janet Jackson ka paralajmëruar që vitin e ardhshëm do të martohet me biznesmenin e pasur me prejardhje arabe, Wissam al Mana dhe se kjo martesë do të kushtojë 20 milionë dollarë. Këngëtarja dhe i fejuari i saj, biznesmen shumë i pasur, planifikojnë martesën në Doha, në Katar, ku Mana është i lindur, transmetojnë mediume amerikane.

Sipas fjalëve të Janet, e cila është motra e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson, kjo do të jetë një nga dasmat më ekstravagante në botë dhe do të kushtojë hiç më pak se rreth 20 milionë dollarë.

Tre milionë dollarë do të shpenzohen për të paguar rrugën dhe shpenzimet për 500 persona, të cilët në ceremoninë e dasmës do të vijnë nga vise të ndryshme të botës.

“Wissam dëshiron që secilit mysafir në dasmë t’ia dhurojë nga një orë Rolex, që kushon 10 mijë dollarë.

Çifti është në lidhje tash e dy vjet, kurse biznesmeni arab është 10 vjet më i ri se Jackson.