Marrëveshja në Kushtetuese

Marrëveshja në Kushtetuese

Marrëveshja në KushtetueseLëvizja Vetëvendosje pritet që brenda kësaj jave ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Kosovë-Serbi, të ratifikuar të enjten e kaluar nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo lëvizje konsideron se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, andaj do të kërkojnë nga Kushtetuesja që ta interpretojë miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Deputetja e kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu, i ka thënë gazetës ‘Tribuna’ se ‘Vetëvendosje’ do ta përdorë çdo mjet ligjor dhe institucional duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta kundërshtuar marrëveshjen dhe dëmet që rrjedhin prej saj.

Sipas saj, kjo lëvizje do ta dërgojë marrëveshjen në Kushtetuese brenda afatit të paraparë me ligj.