Maria Bamieh: Kërkon hetim të pavarur për EULEX-in

Maria Bamieh: Kërkon hetim të pavarur për EULEX-in

Maria Bamieh: Kërkon hetim të pavarur për EULEX-inProkurorja e EUELX-it, Maria Bamieh, tashmë e suspenduar, pas daljes në publik dhe tregimit për një sërë keqpërdorimesh brenda këtij misioni, po kërkon që hetimet për këto skandale të mos bëhen nga vet EULEX-i.

Në një intervistë dhënë për Koha Ditore, Bamieh ka thënë se për skandalet e EULEX-it duhet të bëhet një hetim ndërkombëtarë, sepse siç thotë ajo, brendapërbrenda EULEX-it njerëzit më shumë po mundohen “të mbulojnë gjërat”.

Ajo mendon se Komisioni Evropian do të ishte mirë që t’i fillonte këto hetime.

“Nuk është qëllim imi ta dëmtoj EULEX-in, mendoj se duhet të ketë një hetim ndërkombëtar të pavarur të mënyrës se si operoi EULEX-i në Kosovë, sepse njerëzit që aktualisht janë brenda EULEX-it dhe ata që menaxhojnë prej Brukselit EULEX-in, më shumë po mundohen t’i mbulojnë gjërat në vend që të merreshin me to”.

“Po fshehin akuzat që po i bëj unë. Po fshehin se ka dicka të paligjshme brenda EULEX-it, se disa prej prokurorëve po punojnë me orar të shkurtuar, në vend se të merren me punët e tyre këtu si prokurorë ndërkombëtarë, hetojnë me vite dhe kurrë nuk ngritën asnjë aktakuzë. Ata po fshehin paratë e humbura kot që janë të taksapaguesve evropianë dhe mënyra e vetme që kjo mund të menaxhohet është nëpërmjet krijimit të një hetimi të pavarur”.

“Mendoj se duhet ta bëjë Komisioni Evropian, sepse nuk besoj se brenda misionit të jashtëm evropian janë mjaftueshëm të pavarur. Duhet të jetë krejtësisht hetim i pavarur”, ka thënë prokurorja britanike Bamieh.