Marcus Merk, gjyqtari më i mirë i historisë

Marcus Merk, gjyqtari më i mirë i historisë

Marcus Merk, gjyqtari më i mirë i historisëGjermani Marcus Merk është zgjedhur si gjyqtari më i mirë i shekullit XXI, në bazë të një vlerësimi nga Federata Ndërkombëtare e Historisë së Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Bie në sy fakti se një tjetër “bilbil” i mirënjohur, italiani Pierluigi Collina, i konsideruar gjerësisht si ndër më të mirët ndonjëherë, mbetet jashtë pesë të parëve të kësaj renditje.

Si kriter për përpilimin e këtij klasifikimi, IFFHS grumbulloi statistikat e gjyqtarëve, ndeshjet e drejtuara, rëndësinë e tyre dhe numrin e vendimeve të kontestuara.

Në bazë të këtyre kritereve, Marcus Merk, një dentist në profesion, grumbulloi 135 pikë.

Midis ndeshjeve më të rëndësishme të gjykuara prej tij, mbeten finalja e Champions League në vitin 2003, midis Juventusit dhe Milanit, finalja e Euro 2004, midis Portugalisë dhe Greqisë, çerekfinalja e ndërprerë midis Milanit dhe Interit në Champions League të vitit 2005 si dhe arbitrimi i dy ndeshjeve në Botërorin e Gjermanisë në 2006-n (Australi-Brazil, Gana-SHBA).

Njëkohësisht, Merk ishte njeriu që drejtoi gjysmënfinalen e Kupës së Konfederatave midis Kamerunit dhe Kolumbië në vitin 2003, e mbajtur mend tragjikisht për vdekjen në fushë të mesfushorit Marc-Vivien Foe.

Renditja e pesë gjyqtarëve më të mirë kompletohej nga uruguajani Larrionda me 108 pikë, kolumbiani Ruiz me 104 pik, belgu De Bleeckere dhe anglezi Webb me pikë të barabarta në vendin e katërt./tch/