Marco Reus vendos për të ardhmen

Marco Reus vendos për të ardhmen

Marco Reus vendos për të ardhmenYlli i Borussia Dortmund-it, Marco Reus ka vendosur për të ardhmen e tij, duke bërë me dije se dëshiron që ta vazhdojë kontratën me skuadrën e tij aktuale.

Në Gjermani raportohet se Dortmund dhe Reus tashmë kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratës, ndërsa pritet që në marrëveshjen e re ai të përfitojë pagë më të lartë se sa që ka tani.

Ky nuk është aspak lajm i mirë për skuadrat që ishin të interesuara për shërbimet e tij si, Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Mancheser United e Bayern Munchen.

Reus aktualisht ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2017.