6a00e54ef2975b88330128761c8732970c-500wi

Marchisio: Duam vendin e parë në vitin 2011-2012

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio e ka bërë të qartë se Bianconerët do të bëjnë ç’mos për ta përfunduar këtë vit kalendarik në pozitën e parë në Serie A.

Zonja e Vjetër është në krye të tabelës së bashku me Udinesen, ndërsa me dy ndeshjet e fundit që duhet të luhen para përfundimit të vitit kalendarik ndaj Novaras dhe Udineses, është Claudio Marchisio ai që e ka vënë si synim vendin e parë para fundit të pjesës së parë të sezonit.

“Ne jemi ekip i mrekullueshëm dhe do të tentojmë ta përpfundojmë vitin në pozitën e parë me dy ndeshjet e ardhshme. Novara është dëshmuar kundërshtar i vështirë, përderisa me Udinesen na pret duel shumë i vështirë”, theksoi Marchisio.