Maratonisti më i vjetër do të vrapojë vetëm edhe një garë

Maratonisti më i vjetër do të vrapojë vetëm edhe një garë

Maratonisti më i vjetër do të vrapojë vetëm edhe një garëMaratonisti më i vjetër në botë, indiani 101-vjeçar, Fauja Singh, mendon të largohet nga sporti pas vrapimit në garën e Hong-Kongut, që do ta ketë muajin e ardhshëm. 

Sigh pranon se mosha e tij më në fund po e mposht dhe ka vendosur të garojë edhe në maratonën e Hong-Kongut më 24 shkurt, pesë javë para se të festojë ditëlindjen e tij të 102-të, më 1 prill. 

“Mirëpo unë do të vazhdoj të vrapoj së paku katër orë në ditë, pas kësaj. Vrapimi është jeta ime. Unë do të vazhdoj të vrapoj për të inspiruar masën”, ka thënë Singh që jeton në Ilford të Anglisë.

Singh kishte nisur me vrapimin e maratonave në moshën 89-vjeçare dhe ka garuar në maratona si ato të Londrës, Torontos e New Yorkut. Vitin e kaluar ai përfundoi për herë të pestë maratonën e Londrës, me kohë prej 7 orë e 49 minutash dhe për këtë u nderua, duke iu besuar edhe bartja e pishtarit olimpik. shkruan sot më shumë Koha Ditore.