Maqedonia në NATO të anëtarësohet si FYROM

Maqedonia në NATO të anëtarësohet si FYROM

Maqedonia në NATO të anëtarësohet si FYROMAnalistët amerikan Daniev Server dhe Edvard Xhozef vlerësojnë se Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO me emërtimin FYROM.

Dy analistët dhe ekspertët ndërkombëtarë të njohur si pjesë e organizatave të mirënjohura për çështje të Evropës Juglindore kanë theksuar për “Zërin e Amerikës”  se kontesti i emrit që po pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe3 BE është i komplikuar dhe se është vështirë për të parashikuar se si dhe kur mund të tejkalohet.

Server, që aktualisht udhëehq Katedrën për studime ndërkombëtare pranë Universitetit Xhon Hopkins në Uashington vlerëson se momentalisht nuk sheh ndonjë zgjidhje për kontestin e emrit.

“Maqedonia duhet të jetë anëtare e NATO-s me referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM – FYROM), ashtu siç nënvizohet në Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995 midis Athinës dhe Shkupit. Do të doja që të mund të bind qeverinë time në këtë drejtim, por problem është se duhet bërë edhe më shumë për këtë për të bindur grekët që të lejojnë të njejtën. Unë do të doja të shihja Maqedoninë në NATO, edhe me problemin e pazgjidhur të kontestit të emrit, ndërsa të kyçet në BE kur të zgjidhet kjo çështje”, theksoi Server. Sipas tij, politikanët në Maqedoni e kanë të qartë se nuk ka hyrje në BE pa zgjidhjen e emrit.

Edvard Xhozef nga Qendra për Marrëdhënie transatlantike pranë Universitetit Xhon  Hopkins thekson se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është çështje gati e kryer, por vetëm të zgjidhet emri me grekët.

“Problemi është i komplikuar, ashtu siç është gjithmonë me Athinën, ashtu asnjëherë nuk është koha e duhur për të gjetur zgjidhje. Sepse ky vend apo qeveria atje gjithmonë është e fuqishme apo vendi është përballë zgjedhjeve të parakohshme dhe në këtë drejtim shmangen çdo ndërhyrje. Tani siç e dijmë vendi është në krizën financiare dhe ekonomike dhe gjithmonë gjendet ndonjë arsye. Por kjo situatë po e lë Maqedoninë në rrugë jot ë mirë”, theksoi  Xhozef.