Maqedonia me ndarje nuk ka përparim

Maqedonia me ndarje nuk ka përparim

Maqedonia me ndarje nuk ka përparimKryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc ka shprehur shqetësime lidhur me krizën politike dhe ndarjet e theksuara etnike në Maqedoni.

“Thirrja ime është për bashkëpunim midis të gjitha partive. Maqedonia nuk mund të ketë përparime në drejtim të BE-së, në rast se partitë dhe bashkësitë etnike janë të ndara.

Ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe përsëris se Maqedonia në fillim ishte shembull, ndërsa tani shpresoj se ky vend të mos shëndërrohet në shqetësim”, ka theskuar Shulc, i pyetur nga gazetarët në një konferencë të rregullt të tij në Strasburg.

Thirrja e kryeparlamentarit evropian Shulc vjen pas mesazheve tjera nga Bashkimi Evropian dhe SHBA për vendosjen e dialogut politik dhe institucional në Maqedoni.