Maqedonia kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia

Maqedonia kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia

Maqedonia kundër aneksimit të Krimesë nga RusiaAneksimi rus i Krimesë është shpallur i pavlefshëm nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e OKB ka miratuar Rezolutën, ku shpallet i pavlefshëm aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë.

Rezoluta është miratuar me 100 vota shtetesh “pro”, ndërsa 58 “të përmbajtur” dhe 11 vota kanë qenë “kundër”. Votën për miratimin e Rezolutës e ka dhënë edhe Maqedonia. Në këtë mënyrë, shteti maqedonas ka votuar kundër Rusisë ndaj aneksimit që ajo i bëri Krimesë. Vota “pro” rezoltuës kanë dhënë Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Një qëndrim pro-rus në OKB ka mbajtur Serbia dhe Bosnja dhe Herzegovina. Me anë të këtij dokumenti, është shpallur i pavlefshëm edhe dokumenti me të cilin Krimeja ka deklaruar ndarje nga Krimeja. Ky rezultat konsiderohet si një “izolim” që Perëndim i bën Moskës zyrtare. (INA)