Maqedonia është përfshirë nga terri
Një pjesë e madhe e qyteteve është përfshirë nga terri, për shkak të masave të restriksioneve të ndërrmara nga Qeveria, e cila shpalli gjendjen e krizës energjetike në Maqedoni.
Me masat e reja, një pjesë e rrugëve plotësisht apo pjesërisht janë të shkyçura nga ekipet e EVN dhe Pushtetit Lokal, si dhe masat e tjera që urdhërojnë kompanitë të fikin reklamat ndriçuese.
Me masat e reja të miratuara në fillim të kësaj jave dhe që do të zgjasin deri më 29 shkurt, është urdhëruar restriksione të rrjetit, si shkyçja e reklamave të kompanive private dhe publike, ndriçimi i rrugëve, shesheve, vitrinave reklamuese, përmendoreve dhe objekteve tjera të ndriçimit.
Deri tani nuk ka restriksione për amvisëritë dhe banesat, por bëhet thirrje që qytetarët në mënyrë racionale të shfrytëzojnë energjinë elektrike. (INA)
per arsye se kur nuk pagujsh ne koh konsumatoret pagujn penale po ndoshta ne maqedoni nuk ka ligj apo ishalla kur nuk i del hesap kti austriaki
nuk kuptoj kur e shitet evn tash let smuhen ata ce ngrohan ato me rym elektrike ose le te vie ni kompani tjeter