Maqedonia e Epërme, e pranueshme për BDI-nëc

Maqedonia e Epërme, e pranueshme për BDI-nëc

Maqedonia e Epërme, e pranueshme për BDI-nëc “Edhe sikur bashkësia ndërkombëtare ta shfrytëzonte Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që të veprojë më shpejtë në zgjidhjen e shpejtë të kontestit të emrit, nuk shoh asgjë të keqe në interes të qytetarëve.

Prioritet për të gjithë qytetarët në Maqedoni është të zgjidhet ky dhe problemet tjera për shkak se alternativa e vetme për ne është BE-ja dhe NATO-ja”, tha në intervistën për Radio “Evropa e Lirë” nënkryetari i BDI-së dhe njëherësh kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

I pyetur për zgjedhjet e parakohshme që i paralajmëroi edhe kryeministri Gruevski, Mexhiti tha se edhe BDI-ja, por edhe populli janë të lodhur nga zgjedhjet, sepse për së tepërmi pati zgjedhje, prandaj partia është më shumë për zgjidhjen e problemeve, përfshirë këtu edhe emrin, se sa tërë kohën të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në pyetjen nëse lideri i BDI-së Ahmeti i luajti pas shpine Gruevskit me deklaratën e tij se propozimi i ndërmjetësit Nimic është Maqedonia e Epërme ose ajo është pjesë e ndonjë skenari, Mexhiti u përgjigj: “Qëndrimi ynë ishte se nuk do të pranojmë emër i cili do të ketë parashenjë jugosllave dhe dy-tre që ishin kontestuese, ndërsa gjithçka tjetër është e pranueshme. Edhe Maqedonia e Epërme. Ne qysh në fillim treguam publikisht se ky propozim është i pranueshëm”. Mexhiti tha se sa i përket emrit dhe çështjeve tjera, legjitime është të informohen qytetarët dhe anëtarët ë partisë.