Maqedoni, trembet Gruevksi: BE-ja kërkon të më rrëzojë qeverinë

Maqedoni, trembet Gruevksi: BE-ja kërkon të më rrëzojë qeverinë

Maqedoni, trembet Gruevksi: BE-ja kërkon të më rrëzojë qeverinëEuropa i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, se  do ta nxjerrë BDI-në nga qeveria nëse ai nuk lëshon pe për sa i përket kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë.  Këtë e ka deklaruar  vetë Gruevski në një intervistë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

“BE-ja na ka thënë se do ta nxjerrë BDI-në jashtë nga qeveria, në qoftë se nuk gjendet zgjidhja për emrin. Me këtë lëvizje do të bjerë automatikisht qeveria”, tha Nikolla Gruevski për “Dnevnik”.

I pyetur se çfarë mendon lidhur me këtë lëvizje, Gruevski tha se nuk kishte asnjë përgjigje dhe se i trembej vendosmërisë së BE-së.