Maqedoni: Tre të vdekur nga shpërthimi

Maqedoni: Tre të vdekur nga shpërthimi

Maqedoni: Tre të vdekur nga shpërthimiTre punëtorë të një fabrike për mbushjen e bombolave të gazit kanë humbur sot jetën në qytetin Bogdanci, në jug-lindje të Maqedonisë.

Disa të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të zjarrit, shkaqet e të cilit po hetohen nga autoritetet përkatëse. Njëri prej të lënduarve ka marrë djegie të rënda dhe është dërguar në spitalin e Shkupit.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin që ra sot në fabrikë rreth orës nëntë të mëngjesit, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka shqetësuar banorët e mbarë zonës. Organet hetuese ende nuk kanë bërë të ditur shkaqet e këtij shpërthimi.