Aksident në aksin Kukës-Morinë, plagoset rëndë një çift nga Kosova

Maqedoni, 1.716 aksidente me 71 viktima

Maqedoni, 1.716 aksidente me 71 viktimaNë gjashtë muajt e parë të vitit, numri më i madh i fatkeqësive në trafik me pasoja më të rënda kanë ndodhur në[ rajonin e SPB Shkup.

Frekuentimi i shtuar dhe dendësia në komunikacionin e rrugëve në Republikën e Maqedonisë gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, e posaçërisht mosrespektimi i rregullave të komunikacionit nga ana e pjesëmarrësve në trafik, para së gjithash të vozitësve, pati për pasojë 1.716 fatkeqësi komunikacioni me pasoja më të rënda, transmeton MIA.

Angazhimi maksimal i shërbimeve për siguri në komunikacion i Minsitrisë së Punëve të Brendshme rezultoi me gjendje më të volitshme të sigurisë në trafik, për çka dëshmojnë numri i ulur i ftakeqësive në komunikacion me pasoja më të rënda, si dhe ulja e numrit të viktimave-pjesëmarrëse në komunikacionin rrugor.

Nga analiza e bërë, kumtoi MPB, mund të konkludohet se në gjashtë muajt e parë të vitit, numri më i madh i fatkeqësive në trafik me pasoja më të rënda kanë ndodhur në[ rajonin e SPB Shkup. Shkaku më i shpeshtë për të cilin ndodhën fatkeqësitë është kundërvajtja “drejtim me automjetin m shpejtësi më të madhe nga e lejuara”, ndërsa kategoria më e rrezikuar e pjesëmarrësve në komunikacion janë vozitësit dhe bashkëudhëtarët në automjete motorizuese.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, në rrugët e Republikës së Maqedonisë ndodhën gjithsejt 1.716 fatkeqësi komunikacioni me pasoja më të rënda (fatkeqësi me persona të vdekur, m persona të lënduar he fatkeqësi me dëme më të[ mëdha materiale), prej të cilave 60 janë fatkeqësi me persona të vdekur, përderisa 1.655 janë fatkeqësi me persona të lënduar, ndërsa vetëm një është[ fatkeqësi me dëm më të madh material. Në fatkeqësi përsuan gjithsejt 2.758 persona, prej të cilëve 2.687 persona janë lënduar, përderisa 71 persona e humbën jetën.

Sipas vendit të ngjarjes së fatkeqësive me pasoja më të mëdha, 1.319 fatkeqësi kanë ndodhur në vende të banuara, ndërsa në rrugë jashtë vendbanimeve në Republikë, kanë ndodhur 397 fatkeqësi. Shikuar sipas rajoneve, 44 për qind e fatkeqësive të komunikacionit kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup-758, më pas SPB Manastir m 184, SPB Tetovë-158 fatkeqësi, në rajonin e SPB Shtip dhe SPB Kumanovë nga 134 fatkeqësi, SPB Vles-128, në rajonin e SPB Strumicë-112, ndërsa më pak në rajonin e SPB Ohër-108 fatkeqësi.

Më së shumti fatkeqësi kanë ndodhur gjatë muajit maj – 314, më pas në prill – 299, e më së paku në shkurt – 251, kurse sipas ditëve. fatkeqësitë e nodhura në komunikacion përafërsisht janë në pikë të përafërt. Përndryshe, sipas orëve, më së shumti fatkeqësi kanë ndodhur në kohën prej 14:00 deri në orën 16:00 – 245 fatkeqësi, ndërsa numër më i vogël i fatkeqësive kanë ndodhur në kohën prej orës 02:00 deri në orën 04:00 – 47 fatkeqësi.

Në planin për shkatërrimin e delikuncës në trafik, nga na e Minsitrisë së Punëve të Brendshme, kundër kundërvajtësve të rregullave në komunikacion janë ndërmarrë gjithsejt 136.725 (124.690) masa parandaluese-represiv, që në krahasim m periudhën e njejtë të vitit të kaluar shënojnë rritje për rreth 10 për qind.

Në periudhën e analizuar, theksojnë nga MPB, nëpunësit policor, krahas masave prepresive, aktivitetet i kanë kahëzuar edhe drejt fushës së preventivës që rezultuan me rritje të masave parandaluese. (INA)