Manuel Pellegrini: Tifozët e City do të pëlqejnë edhe atë

Manuel Pellegrini: Tifozët e City do të pëlqejnë edhe atë

Manuel Pellegrini: Tifozët e City do të pëlqejnë edhe atëPellegrini është i sigurt se tifozët e Manchester City të cilët e adhuronin paraardhësin e tij Roberto Mancini do të pëlqejnë edhe atë.

“Ai nuk ishte menaxheri i fundit që ishte i popullarizuar me fansat. Tifozët e Manchester City janë të jashtëzakonshëm, pa marrë parasysh se ku luajnë në Premierligë ose në Ligën e tretë. Ata gjithmonë do të duan menaxherin, lojtarët dhe klubin”, ka thënë Pellegrini në konferencën e parë si trajner i City.

I pyetur për deklaratat e shefit ekzekutiv të City, Ferran Soriano se dëshiron fitimin e pesë trofeve në pesë vjetët e ardhshëm, Pellegrini është shprehur optimist për të arritur më shumë se kaq.

“Vetëm pesë? Ne do të punojmë dhe do të shohim rezultatin. Në fund të sezonit shpresoj se të gjithë ne do të jemi të lumtur”, ka thënë kiliani.