Manuel Pellegrini kërkon maksimumin ndaj Bayernit

Manuel Pellegrini kërkon maksimumin ndaj Bayernit

Manuel Pellegrini kërkon maksimumin ndaj BayernitPellegrini thotë se Manchester City do të japë maksimumin për të nxjerrë një rezultat pozitiv sonte ndaj Bayern Munich dhe për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm.

Kampionët e Anglisë kanë mbledhur tre pikë dhe për të qëndruar në garë ata kanë nevojë për fitore ndaj skuadrës bavareze.

“Për skuadrën tonë është shumë e rëndësishme të arrijë rezultate sa më pozitive në kupat e Evropës. Përballë Bayern-it ne do të luftojmë nga minuta e parë deri në të fundit pasi duam të vazhdojmë aventurën tonë në Champions League”.

“Nëse nuk do të kualifikohemi do të analizojmë më pas se përse nuk e arritëm diçka të tillë. Gjithsesi përpara se të nxjerrim konkluzione duhet të luajmë takimin me Bayern-in dhe më pas ndeshjen me Romën”, tha Pellegrini.

“E dimë që nuk do ta kemi të lehtë ndaj ‘bavarezëve’ pasi në radhë të parë do të vuajmë mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm. Takimin e parë përballë tyre e humbëm me rezultatin 1-0 duke qenë të pafat pasi pësuam gol në çastet e fundit”.

“Gjithsesi ato që kanë ndodhur në të shkuarën nuk na interesojnë shumë sepse ne shikojmë nga e tashmja. Nëse japim maksimumin unë jam i bindur që i kemi mundësitë për ta mundur Bayern-in”, theksoi Pellegrini.