RobinvanPersieEmpicsPATonyMarshall1

Mancini: Nuk jemi pranë Van Persiet

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ai shpreson që njerëzit në krye të klubit do të bëjnë punë të mirë, kur është pyetur për transferimin e kapitenit të Arsenalit, Robin Van Persie.

“Për këtë pyetje, flisni me njerëzit kompetent. Unë nuk jam në krye të këtyre gëjrave. Është me rëndësi që shpejt t’i marrim lojtarët, sepse pas asaj që bëmë vitin e kaluar, është me rëndësi që të vazhdojmë të fitojmë. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Do të jetë më i vështirë se vitin e kaluar dhe për këtë arsye, ne do të duhet ta përmirësojmë ekipin”.

“Unë nuk merrem me këto gjëra. Ne kemi një njeri që punon për këtë dhe shpresoj që ai do të bëj punë të mirë”, ka thënë Mancini.