Manchester Unitedi barazon me West Hamin

Manchester Unitedi barazon me West Hamin

Manchester Unitedi barazon me West HaminMe një gol të shënuar në minutat shtesë, Manchester Unitedi ka arritur që të shmangë humbjen në udhëtim te West Hami.Takimi i zhvilluar në Boleyn Ground përfundoi me rezultat 1-1.

Rrjetat nuk u prekën në pjesën e parë. Të dyja skuadrat u angazhuan në 45 minutat e para, ndërsa ekipi nikoqir luajti më mirë dhe pati shanse më shumë.David De Gea ishte në formë të mirë duke penguar dy herë Valencian dhe një goditje me kokë të Tomkins.

Me të filluar pjesa e dytë, pas një harkimi të Valencias nga gjuajtja e lirë, Cheikhou Kouyate i kaloi vendasit në epërsi (49’).Angazhimi i mysafirëve u kurorëzua me golin e barazimit në minutat shtesë (90’+2). Daley Blind ishte realizues.

Edhe në këtë sfidë ishte titullar Adnan Januzaj, i cili në minutën e 72-të bëri vend për Marouane Fellainin.Manchester Unitedi është në vend të katërt në tabelë, me një pikë më shumë se Tottenhami që mban pozitën e pestë.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=2_hWKJGcJ_s”]