Manchester United  "çmendet" për Carlo Ancelottin

Manchester United “çmendet” për Carlo Ancelottin

Manchester United  "çmendet" për Carlo AncelottinNjë ofertë shok nga Manchester United për Carlo Ancelottin. Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, klubi anglez është gati ti ofrojë teknikut italian 300 mijë euro në javë për ta marrë nga Real Madrid, me të cilin po diskutohet rinovimi i kontratës.

Tratativat mes Ancelottit dhe Perez janë në fazat fillestare, por ndërhyrja e United mund ti ndryshojë gjërat. Pas ndeshjes kundër Basel në Champions League Ancelotti u shpreh kështu për të ardhmen e tij: “nuk ka lajme për rinovimin”.

Për Ancelottin do të thotë rikthim në Premier League nëse shkon te “Djajtë e Kuq” pasi më parë ka drejtuar edhe Chelsean me të cilin ka fituar një titull kampion dhe FA Cup.