Manchester City nuk është një Barcelonë e vogël

Manchester City nuk është një Barcelonë e vogël

Manchester City nuk është një Barcelonë e vogëlManchester City- Barcelona do të jetë një nga përballjet më të forta të fazës së 1/8 të Uefa Champions League.

Madje sipas shumë mediave të huaja sonte në mbrëmje në “Etihad Stadium” do të përplasen dy skuadra të ngjashme që zhvillojnë pothuasje të njëjtin stil loje, por nuk ndan të njëjtin mendim trajneri argjentinas i Barcelonës, Tata Martino.

“ Është e vërtetë që City ka një profil të ngjashëm me Barcelonën, por unë mendoj se ata janë pak më shumë të drejtpërdrejtë, prandaj e them me bindje që Manchester City nuk është një Barcelonë e vogël. Ajo që më tërheq më shumë vëmendjen te ta është forma e tyre e të sulmuarit. City është një ekip shumë I vështirë për t’u kontrolluar. Nëse duam të kalojmë në fazën tjetër duhet të zotërojmë sa më shumë topin dhe të shënojmë patjetër gol në sfidën e sotme”.

Për rikthimin e Neymar dhe mungesën e Sergio Aguero në rradhët e kundërshtarëve, Martino u shpreh.

“ Neymar? Do të përpiqemi ta mbajmë atë të shëndetshëm prandaj akoma nuk kam vendosur nëse do ta hedh që nga minuta e parë në fushë apo në vazhdimin e takimit. Do të shohim cila është më e mira për të dhe më pas bashkë me stafin teknik do të vendosim.

Aguero: Për mua si trajner I Barcelonës, mungesa e tij është një problem më pak. Megjithatë më vjen keq që kjo sfidë e madhe nuk do të ketë një nga protagonistët e saj pasi Aguero është me të vërtetë një futbollist fantastik”.

Sfida ndaj Manchester City do të jetë një përballje shumë e rëndësishme edhe për mbrojtësin e Blaugranave, Gerard Pique. Për spanjollin ky takim është si një derbi pasi më parë ai ka mbajtur veshur fanellën e Manchester United, dhe për Pique “Djajtë e kuq” mbeten akoma shtëpia e tij e dytë pas Barçës.

Përsa I përket ndeshjes Pique deklaroi se do të jetë një sfidë shumë e vështirë për Barcelonën dhe sidomos për atë personalisht pasi sipas tij Citiziens kanë sulmues të shkëlqyer si Alvaro Negredo apo Edin Dzeko që është shumë e vështirë t’i mbulosh.