Mamnoon Hussain

Mamnoon Hussain, president i Pakistanit?

Mamnoon HussainRezultatet e para tregojnë se Mamnoon Hussain, kandidati i partisë së kryeministrit, Nawaz Sharif nga Liga Myslimane e Pakistanit, ka fituar shumicën absolute të votave të ligjvënësve dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i këtij vendi.

Më se 1000 anëtarë të parlamenteve nacionale dhe të asambleve legjislative të katër provincave kanë votuar sot për postin, kryesisht ceremonial të kryetarit të shtetit.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve e zëvendëson presidentin Asif Ali Zardari, të cilit në shtator i skadon mandati pesëvjeçar.