|

Malevski: S’është dashur t’i jepej fjala Topallit në Parlament

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Denko Malevski ka theksuar se nuk është dashur t’i jepet fjala në Parlament kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

“Të gjithë e mbajnë mend fjalimin e kryeministrit izraelit Netanjahu në Kongresin amerikan, por këto janë momente specifike dhe produkt i disa rrethanave politike. Duhet të kemi kujdes se cilit ia hapim dyert e Parlamentit. Kur të lejoni dikush të mbajë fjalim është mjaft e rrezikshme që mos të dini se çfarë mund të flitet. Ata patjetër duhet të jenë burrështetas të mëdhenj me vizione të qarta, e jo kështu siç ndodhi”, tha Malevski, transmeton “Kapital”, duke shtuar se nuk kujtohet se ndonjë funksionarë i Maqedonisë ka mbajtur fjalim në ndonjë parlament të huaj.

Ndryshe, Jozefina Topalli mes të tjerash në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Maqedonisë kishte thënë se Shkupin të parët e kanë çliruar shqiptarët me mbi 10 mijë ushtarë.

Kishin reaguar historianët maqedonas, por atyre iu është përgjigjur kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Skender Hasani, i cili ka publikuar dokumente të kohës të cilat qartë pohojnë se Dervish Cara me mbi 10 mijë ushtarë e kishte çliruar i pari qytetin e Shkupit.

1 përgjigje për “Malevski: S’është dashur t’i jepej fjala Topallit në Parlament”

  1. dibrani says:

    maqedonve nuk u vje mire, kur flitet per historin tome. se ata duan te mohojne historin tone, po ne duhet tua tregojme se ne nuk kemi ardhe para 200 vjetve sikur thone maqedonetpo ne kemi qene stupani i keti vendi ndaj duhet ta dine maqedonet .

Komentoni