|

Mal i Zi, AK: Berisha ka heshtur për flamurin

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Shqipërsië, Sali Berisha, në Mal të Zi gjatë një vizite zyrtare. Ai është shprehur në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Igor Luksic, se vlerëson progresin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryeministri Berisha ka heshtur përpara ligjit që i mohon shqiptarëve mbajtjen e simboleve kombëtare, siç është flamuri shqiptar.

“Berisha heshti për flamurin e shqiptarëve në Malin e Zi, ai nuk tha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, në një kohë që e ka për detyrë t’i mbrojë këto simbole”, thuhet në reagimin e AK, ndërsa transmeton BalkanWeb.

Sipas AK, Berisha në Mal të Zi është shprehur kundër bashkimit me Kosovën, ndërsa ka konsideruar patriotët shqiptarë si ekstremistë.

3 përgjigje për “Mal i Zi, AK: Berisha ka heshtur për flamurin”

  1. merita says:

    Si esht vendi, behet kuvendi, diplomaci esht intelegjenc.edhe Derrit i themi nganjihere Daj.
    Sali Berisha nuk hesht per asgje po nuk esht koha te ngrejm zera per Flamur, kur ka qen koha te ngrejm zerin per Flamurin e Dardanis nuk e keni ber dot esht dhimt, dhimt!. Mos akuzoni afroni dhe duajeni ata qe e meritojn.
    Ju pershendes Merita

  2. Merita says:

    nuk ju pelqej komentari im, por esht e vertet.

  3. londra says:

    Bravo merita ashtu eshte

Komentoni