|

Majmuni rrit dy luanesha të vogla

Asgjë nuk mund të krahasohet me përqafimin e nënës. Por kur ajo nuk është, dy luanesha mund të mbështeten në dikë që do t’i ruaj, e prej të cilit më së paku pritet.

Hanama, orangutangu 3-vjeçar, është shumë i lumtur që mund të përqafojë Skukuzin dhe Simhan, dy luaneshat njëmuajshe.

Majmuni ka vendosur lidhje me luaneshat posa i ka parë, thekson roja e tyre në Myrtle Beach Safari, në shtetin federal amerikan të Karolinës së Jugut, shkruan “Daily Mail”.

Hanama shtrihet në shpinë dhe i lejon që të pushojnë në bark dhe shpesh e zënë duke i shikuar me butësi luaneshat, para se t’i përqafojë.

Lajme të ngjajshme:

  1. Gorillat sillen shumë miqësisht me turistin

Etiketa: , , , , , , , ,

Komentoni