Majlinda Kelmendi Kampione e Botës!

Majlinda Kelmendi Kampione e Botës!

Majlinda Kelmendi Kampione e Botës! Kampione e botës, sukses fantastik për Majlinda Kelmendin. Eshtë ajo, 22-vjecarja nga Kosova kampionia e re e botës, që ngjitet mbi të gjithë elitarët e tjerë të xhudos në Brazilin e largët.

Kelmendi e njohur për rezultatet e saj të jashtëzakonshme në turnetë ndërkombëtarë edhe në të kaluarën, këtë herë arrin shkallën më të lartë, atë absoluten pasi u shpall për herë të parë në karrierë kampione bote në kategorinë 52 kilogramë në kampionatin që po zhvillohet në Rio de Janeniro të Brazilit.

Pasi kishte eleminuar një kundërshtare të vështirë si francezja Priscilla Gneto, në një finale të vështirësisë maksimale sportisja e lindur në Pejë mposhti heroinën vendase, brazilianen Erika Miranda për të bërë historinë e sportit shqiptar.

Një triumf ngadhënjyes që bëhet akoma më i gëzueshëm për shqiptarët anembanë globit për vetë faktin se Kelmendi e impenjuar prej vitesh paralelisht edhe për njohjen e Kosovës bashkë me ëndrrën e titullit botëror, bëri realitet dhe një tjetër synim madhor të saj, atë për të garuar në një event të përmasave të tilla me logon e Kosovës, dicka që i ishte mohuar në pjesëmarrjen e saj në Londër 2012.