Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Paris

Majlinda KelmendiSuper xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grandslamin e madh të Parisit duke e mposhtur me Ipon finlandezen Jaana Sundberg brenda 1 minute.

Kelmendi të gjitha luftërat sot i ka fituar me Ipon dhe me këtë medalje ajo ka fituar pikë të reja për kualifikim në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Ajo mposhti dy kundërshtaret e para, Ecaterina Guica dhe Bundmaa Munkhhbaatar për më pak se 1 minutë e gjysmë duke i rrëzuar me ‘ippon’, kurse në gjysmëfinale e mposhti gjermanen Mareen Kraeh përsëri me ‘ippon’ për vetëm 3 minuta.

Pas kësaj fitore, Majlinda do ta forcojë vendin e parë në ranglistën botërore me pikët që do t’i arkëtojë nga kjo garë me renome botërore.

Me rastin e ndarjes së medaljeve u ngrit flamuri i Kosovës dhe u intonua himni shtetëror.

[youtube_sc url=”http://www.youtube.com/watch?v=tkYy-SydiGc”]