Madonna më e paguara në botën e showbiz

Madonna më e paguara në botën e showbiz

 Madonna më e paguara në botën e showbizYlli i popit Madonna ka qenë celebriti me më shumë të ardhura në vitin e kaluar.

Sipas revistës amerikane Forbes, këngëtarja 55-vjeçare ka fituar 125 milionë dollarë, falë turneut MDNA, linjave të veshjeve dhe parfumeve, transmeton rel.

Forbes po ashtu vlerëson se kjo është shuma më e madhe që Madonna ka fituar brenda një viti të vetëm, prejse ka filluar ndjekja e fitimeve më 1999.

Regjisori Steven Spielberg ka dalë në pozitën numër dy me 100 milionë dollarë.
Forbes përpilon listën vjetore të fitimeve të celebritëve duke përdorur të dhënat nga agjentët dhe menaxherët e tyre.