Madonna adopton fëmijë në Kosovë

Këngëtarja e njohur amerikane, Madonna, pas dështimit për ta adaptuar një vajzë në Malawi duket se tani ka zgjedhur Kosovën për të bërë këtë.Zëdhënësi i saj, në një prononcim ekslusiv për Express Online, ka treguar tendencat e yllit të popit që të adaptoj një fëmijë në Kosovë, pasi ajo është dëshpëruar për të adaptuar fëmijën në Malawi.
“Këngëtarja është dëshpëruar tej mase me vendimin e Qeverisë se Malawit për ta adaptuar një vajzë atje, dhe tani ka zgjedhur Kosovën për ta bërë këtë”, ka thënë zëdhënësi.
Sipas tij, ajo pritet që njëherë ta vizitoj Kosovën dhe shtëpitë jetimore të saj dhe mandej do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të kryej procedurat ligjore për adaptimin e një vajzë, të cilën do ta bëj shoqe të David Bandas, të cilin e adaptoj vitin e kaluar./Buletini/