lunacek_2

Lunacek: Serbia duhet ta respektojë shtetin e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian, Ulrike Lunacek, ne një interviste për “Radio Dukagjini” është shprehur e lumtur që kancelaria gjermane Angela Merkel ishte e drejtpërdrejtë dhe që dha porosi të qarta ne Beograd.

Sipas Lunacek, Serbia duhet ta harroj statusin e vendit kandidat ne BE, nëse nuk ka rezultate në bisedime dhe marrëdhënie te mira me Kosovën,

“Nëse nuk ka progres ne dialog – duke nënkuptuar këtu edhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore – është e pamundur për Serbinë qe te merr statusin e vendit kandidat”, u shpreh Lunacek.

Në pyetjen se a është e mjaftueshme që Serbia të ketë vetëm marrëdhënie të mira me Kosovën apo duhet që Serbia ta njoh Kosovën në mënyre që të behet anëtare e Bashkimit Evropian, eurodeputetja austriake tha se në fund të fundit, Serbia do te duhet ta respektojë shtetin e Kosovës.

“Askush ne Bashkimin Evropian, me aq sa kuptoj unë, nuk do ta pranoj edhe një Qipro tjetër – një vend qe çështjen e kufijve nuk e ka te definuar. Dhe, mendoj se në fund do të jetë e pashmangshme që Serbia ta respektoj pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Lunacek.