Ulrike Lunacek

Lunacek: Ndarja nuk do të ndodh kurrë!

Është e lumtur me miratimin e Rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian. Thotë së Rezoluta kësaj radhe u mbështet nga 20 eurodeputetë më shumë sesa para tri vitesh. Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në PE thotë se Rezoluta shpreh qartë përkrahjen e fuqishëm të perspektivës evropiane për Kosovën dhe kërkon nga pesë shtetet e BE-së ta njohin Kosovën.

Po ashtu me këtë Rezolutë bëhet e qartë se ndarja e veriut nuk do të ndodh kurrë, pastaj kërkohet shuarja e strukturave paralele serbe, mos të mbahen zgjedhjet serbe, etj.

Lunacek në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” thotë se Rezoluta kërkon nga Komisioni Evropian që marrëveshja e stabilizim asocimit me Kosovën të përmbyllet në vjeshtë të këtij viti.

Eurodeputetja austriake vlerëson se duhet të ekzistoj një zgjidhje për veriun, por jo nëse bëhet fjalë për status të veçantë apo ndarje, por se si të binden serbët që të bëhen pjesë e Republikës së Kosovës.

Sa i përket thirrjes që sportistët kosovarë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, Lunacek thotë se do t’i shkruaj letër Komitetit Organizativ të LO, ndërsa për këtë çështje do të diskutoj edhe javën e ardhshme.