Lumi Vardar

Lumi Vardar kërcënon të vërshojë Shkupin

Lumi VardarReshjet e rrëmbyeshme të shiut, të cilët dje e përfshinë Republikën e Maqedonisë shkaktuan rritje të nivelit të ujit të lumit Lepenc, me këtë u rrit edhe niveli i lumit Vardar.

Niveli i ujit të Vardarit në Shkup pas reshjeve të rrëmbyeshme është rritur dhe niveli i ujit është deri në kuotën e epërme nga shtrati i lumit.

Për këtë arsye, mbrëmë ekipe të Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit intervenuan në pikat më të ulëta të lumit Vardar në komunën Aerodrom (deri te objekti i FSPIM), me qëllim që gjatë nivelit më të madh të ujit të parandalohet shkatërrim eventual i shtegut të çiklistëve në këtë pjesë të Skelës të lumit Vardar, njoftohet nga Shkupi.

Prej atje theksojnë se në terren kanë intervenuar ekipe të Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit të gjithë përgjatë Kejit të lumit Vardar kanë vendosur thasë me rërë.

Shtabi për mbrojte dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit po e ndjek gjendjen në terren dhe në qoftë se ka nevojë në mënyrë plotësuese të intervenohet.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=xQmaqoamM1Y”]