Lulzim Basha u përgjigjet kritikave

Lulzim Basha u përgjigjet kritikave

Lulzim Basha u përgjigjet kritikaveKryetari i ri i demokratëve, që pas 23 qershorit janë në opozitë, iu përgjigj akuzave të forta të nënkryetarit të selisë blu Astrit Patozit, se gara për zgjedhjen e tij ishte jo reale.

Lulzim Basha tha se për të kanë votuar 41 mijë persona. “Në PD çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për këdo. Jemi parti e njerëzve të lirë dhe e lirisë së shprehjes së mendimit.

Mbi 41 mijë anëtarë janë shprehur qartë dhe duke dëgjuar vullnetin e tyre është detyra ime dhe e gjithkujt të angazhohemi për një përballje të fortë me sfidat që na presin dhe kthimin e tyre në mundësi dhe shpresë për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike”.

Basha ka akuzuar gjithashtu kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, për deklaratat mbi reformimin e INSTAT. “Projekt i rrezikshëm antishtet me qëllim manipulimin e të vërtetës, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit që ishin skema e mashtrimit po sjellin kosto pas kostos, dhe pjesë e kësaj është tentativa për të manipuluar të vërtetave për fshehjen e dështimeve dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale”. Rama tha se INSTAT do të binjakëzohet me një institucion të një vendi anëtar të BE-së, për të nxjerrë në pah të vërtetat e fshehura ekonomike në favor të qeverisë në ikje.