Lulzim Basha: Në konferencën e PS-së, ndahet torta në mënyrë okulte

Lulzim Basha: Në konferencën e PS-së, ndahet torta në mënyrë okulte

Lulzim Basha: Në konferencën e PS-së, ndahet torta në mënyrë okulteKreu i ri i PD-së, njëherësh edhe kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha komentoi sot konferencën që Partia Socialiste do të mbajë nesër me emrin “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”. 

Konferenca e nesërme do të fokusohet tek një kapitull i ri për territorin dhe ekonominë, ndërsa Basha e ka cilësuar si “ndarjen e tortës në mënyrë kulte, sidomos të pjesëve të çmuara të vendit, siç është vija bregdetare”.

“Kryesocialisti ka thirrur disa arkitekte të huaj me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë.

Dhe ka dy ditë që punohet me dyer të mbyllura për çfarë mendon të bëjë në pjesët më të çmuara të vendit. Sidomos bregdetit. Po ndahet torta në mënyrë okulte.

Pushteti lokal është jashtë loje. Në rend të ditës grabitja e pronave të bregut dhe stimulimi i bizneseve të fshehta që financuan në fushatë”, shkruan Basha në “Facebook”.

“Po e bën këtë pa asnjë plan e proces transparent. Konferenca nesër është vetëm fasadë. Pasi pazaret u bënë dje dhe sot. Por gjenerata e re e shqiptarëve nuk mund ta pranojë pazarin me të ardhmen në emër të interesave të së shkuarës”, përfundon komenti i tij kreu i ri i PD-së.