Lulzim Basha: Në Europë nuk shkohet pa opozitën

Lulzim Basha: Në Europë nuk shkohet pa opozitën

Lulzim Basha: Në Europë nuk shkohet pa opozitënLulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka deklaruar në mbledhjen e grupit se mazhoranca qeverisëse duhet të kthejë politikën e konsensusit me opozitën nëse kërkon të hyjë në Europë.

“Partnerët e kanë këshilluar Ramën të heqë dorë nga politika e konfliktualitetit. Qeveria aktuale duhet ta dijë se në Evropë nuk shkohet me arrogancë. Në Evropë nuk shkohet pa opozitën, por bashkë me të”, tha Basha.

Gjithashtu, kreu i opozitës theksoi se “qeveria po mundohet të fshehë shkarkimet dhe emërimet e reja në administratë si dhe ato në Policinë e Shtetit”./Top Channel/