Lulzim Basha fton të rinjtë të marrin pjesë në protestën e të enjtes

Lulzim Basha fton të rinjtë të marrin pjesë në protestën e të enjtes

Lulzim Basha fton të rinjtë të marrin pjesë në protestën e të enjtesI ftoi te rinjte te bejne ndryshimin si 20 shkurtin e 20 viteve me pare. Thirrja “E duam Shqiperine si te gjithe Europa” per kryetarin e Partise Demokratike Lulzim Basha sot merr kete kuptim.

“Është një lidhje që fillon nga thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrja që ushtoi që në ditët e para të nisjes së demokracisë, të rrugëtimit të saj, thirrja që ushtoi 23 vite më parë në sheshin Skënderbej. Krahas thirrjeve të tjera, thirrja kryesore ishte “E duam Shqipërisë si gjithë Europa”.

Unë besoj se kjo i përfshin të gjitha sepse si europianë të rinj, ju shqiptarët e shekullit të ri, me fjalën Europë nënkuptoni gjithçka që ne duam dhe dëshirojmë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për shpresat dhe ëndrrat e çdo shqiptari, pavarësisht prej moshës, dhe kjo për bashkëmoshatarët tuaj, për një brez sipër jush, për prindërit, për etërit, nënat tuaja, pra për gjithë shqiptarët.

Çfarë është ajo? Çfarë është Europa? Europa është demokraci. Europa është shtet ligjor, Europa është kontratë kushtetuese midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve, Europa është zhvillim, Europa është mirëqënie, Europa është politika të përgjegjshme ekonomike, politika me kokë që e çojnë vendin dhe ekonominë përpara në vend që ta kthejnë pas. Prandaj kur themi Europë kemi parasysh të gjitha këto. Prandaj kur themi “E duam Shqipërisë si gjithë Europa”, siç e thamë para 23 vitesh, siç e themi sot, siç do ta themi nesër me zërin e bashkuar të mijëra e mijëra të rinjve të tjerë në sheshin Skënderbej, do të kërkojmë dhe do të japim qeverisë një paralajmërim të qytetëruar, por të vendosur, një paralajmërim të civilizuar, evropian, por të prerë.”- u shpreh rkeu demokrat.

Prandaj kryeministri tha Basha duhet paralajmeruar te heqe dore nga veprimet qe na largojne nga Europa.

“Të heqë dorë nga të gjitha ato veprime të cilat nuk e afrojnë Shqipërinë me Europën, por e largojnë nga Europa. Nga të gjitha ato bëma që bllokojnë rrugën e Shqipërisë për në Europë, siç janë shkelja e Kushtetutës, siç janë shkelja e ligjeve, siç janë nëpërkëmbja e administratës publike dhe sulmi e revanshi ndaj punonjësve të kësaj administrate dhe institucioneve të pavarura, siç janë nëpërkëmbja e të drejtave të shqiptarëve të garantuara me Kushtetutë, me ligj, siç është injorimi i gjykatave dhe moszbatimi i vendimit të tyre, është një tipologji kryekëput antieuropiane dhe vetëm sa e largon Shqipërinë në vend që ta afrojë me realitetin evropian ku duam të shkojmë të gjithë. Ti japim një paralajmërim të fortë për të gjithë politikën e mashtrimit që ka ngritur në kult me shpresën se shqiptarë janë një popull që harrojnë”- theksoi Basha.

Vec te rinjve, protestes ftoi t’i bashkohen te gjithe ata qe nuk harrojne premtimet elektorale.

“Kanë shkelur angazhimet përpara qytetarëve shqiptarë si hapja e vende të reja të punës, si heqjen e kontributeve shëndetësore për shërbim shëndetësor falas, për legalizimet që i premtuan falas, e mijëra premtime që i kanë dhënë çdo shqiptari, çdo të riu çdo të reje.
Sot nuk ka shqiptar që nuk ndihet i tradhtuar, i gënjyer, i mashtruar, me këtë qeveri. E pra ne nesër do ti bëjmë të qartë me zërin tonë, me zërin e rinisë që ne nuk pranojmë të gënjehemi e të mashtrohemi, të nëpërkëmbemi si njerëz pa dinjitet.

Europianët nga joeuropianë i ndan një karakteristikë themelore; dinjiteti individual. Prandaj do të hedhë sytë z.kryeministër, dhe do ti hedhë, e do të shohë këto fytyra të rinjsh e të rejash e mijëra e mijëra të tjerë në sheshin Skënderbej. E do të dëgjojë të buçasë zëri i tyre. E do të detyrohet me patjetër ti thërrasë mendjes, të ndryshojë kursin, ose për ndryshe të lërë vendin që ka marrë sepse ka mbetur prapa kohës, ka mbetur prapa këtyre të rinjve, ka mbetur prapa Europës”- dekalroi ai.

Qeveria tha kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha po ndjek nje kurs anti-europian dhe prej kesaj sjellje Shqiperia po rrezikon marrjen e statusit kandidat