Luksemburgu para zgjedhjeve të parakohshme

Luksemburgu para zgjedhjeve të parakohshme

Luksemburgu para zgjedhjeve të parakohshmePër shkak të një skandali përgjimi nga shërbimi sekret i vendit (SREL), kryeministri i Luksemburgut Juncker ka propozuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, pritet këtë të enjte (11.07) t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja në vend. Ai drejtoi qeverinë e vendit prej vitit 1995, por pas një skandali përgjimi nga shërbimi sekret i vendit ka humburnë parlament shumicën mbështetëse për koalicionin qeverisës që drejton.

Ai do të takohet sot me kreun e shtetit, Dukën e Madh, Henri. Të mërkurën, (10.07) në Parlament u debatua për një raport, që bënte fjalë për disa raste abuzimi nga shërbimi sekret, SREL, i cili kontrollohet nga kryeministri. Aty përfshiheshin ndër të tjera akuza për përgjimin e politikanëve. “Shërbimi sekret nuk është përparësia ime”, – tha Juncker në Parlament, gj

atë një fjalimi, që zgjati dy orë.
Ndërkohë, Partia e Punëtorëve Socialistë të Luksemburgut, që është aleate në kolicionin qeverisës, i kërkoi kryeministrit të marrë përgjegjësinë dhe t’i hapet rruga zgjedhjeve të reja. Zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, nëse miratohen nga kreu i shtetit, duhet të zhvillohen brenda tre muajsh, ndërsa normalisht këto zgjedhje do të duhej të zhvilloheshin në maj të 2014. Por Juncker dëshiron të konkurrojë përsëri në këto zgjedhje.
Jean-Claude Juncker

Për shumë njerëz në Europë Juncker është fytyra e eurozonës. Prej tetë vjetësh deri në fillim të 2013 ai udhëhoqi bisedimet e 17 ministrave të financave të vendeve anëtare të eurozonës. Si kryetar i grupit të vendeve që përdorin euron, ai krijoi organizma si ombrella e shpëtimit, atë të reduktimit të borxheve dhe atë të mbikqyrjes së bankave të prekura nga kriza. Juncker sipas shumë diplomatëve të BE-së është një ndërmjetësues ideal por me dy gabime: “Ai ka mendimin e vet dhe atë e thotë hapur”. Ky vlerësim paksa ironik që përflitet për lukemburgasin në Bruksel, Juncker-it edhe vetë do t’i pëlqejë. Ai është një “mik” i frazave ironike kur është fjala për të paraqitur rezultatet e negociatave ose kur është fjala për t’iu përgjigjur gazetarëve.