Luis Enrique: Messi është më i miri në botë

Luis Enrique: Messi është më i miri në botë

Luis Enrique: Messi është më i miri në botëLuis Enrique, trajneri i Barcelonës, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Elche-s.

Barcelona në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur sezonin e ri të garave në La Ligën spanjolle, duke mundur mbrëmë Elche-n me rezultat bindës prej 3-0.

Tekniku spanjoll aventurën në krye të katalonasve e ka nisur me fitore. Enrique tha se loja u komplikua pas largimit të Mascheranos, por ai theksoi se skuadra e tij mjaft mirë e menaxhoi lojën. Enrique lavdëroi Lionel Messin, i cili shënoi dy golësh.

“Ndeshja u ndërlikua për ne në momentin që Mascherano u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë edhe pas atij momenti delikat ekipi e kuptoi se si duhet të vepronte dhe duke u tërhequr disa metra më pas arritëm ta menaxhonim shumë mirë takimin”, ka thënë Enrique.

“Me këtë skuadër që kemi në dispozicion dhe me një Messi në formë si ndaj Elches unë mendoj se gjërat do të shkojnë shumë mirë për ne. Çfarë mund të them unë për Leon. Gjithmonë jam shprehur se ai është futbollisti më i mirë në botë në të gjitha aspektet”, tha ai.

Enrique beson se Barcelona do të vazhdojë më formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/